Zëvendëskryeministri Glauk Konjufca i pyetur se çka ndodhi që ndërroi mendje që të pranojë të jetë kandidat për president, e ku tha “po Vetëvendosja tokë të bën”.
“Po Vetëvendosje tokë të bën nganjëherë. Ishte propozim i Vetëvendosjes, tash ecim përpara. Por versioni më i mirë është që edhe opozita duhet ta bëjë versionin e vet. Por pyetja që mungon këto dy-tre ditë, pasi nuk e bëjnë gazetarët qe unë po e bëjë. Partitë politike PDK dhe LDK duhet të përcaktohen, nëse nuk e votojnë Glauk Konjufcën kë do ta votonin? Për besë nëse e propozojnë ndonjë emër ndoshta dhe unë e votojë atë tjetrin në vend timin. Por askush nuk po propozon as PDK dhe as LDK. Jam kureshtar kush është ai që ata do ta votonin nëse nuk jam unë. Edhe VV do ta votonte për mos me shku në zgjedhje por duhet me nxjerrë nje emër ata, për me na tregu kush është ai nëse nuk bën i Vetëvendosjes. Sepse jam i bindur që nuk do ta propozonin një person neutral “, tha ai pas mbledhjes solemne të Qeverisë së Kosovës me rastin e 28-vjetorit të Epopesë së UÇK-së.


















