Konjufca: Besoj që i kemi numrat, presim që të themelohet shumë shpejt Qeveria

E publikuar: 01/04/2025 14:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nënkryetari i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, ka thënë se presin që “shumë shpejt” të themelohet Qeveria e re.

“Krejt çka presim është që të themelohet shumë shpejt Qeveria e Republikës së Kosovës në Parlament. Fillimisht Parlamenti duhet të konstituohet”, tha Konjufca.

I pyetur nga gazetarët nëse i kanë numrat për votimin e Qeverisë, Konjufca u shpreh optimist.

“Besoj që i kemi numrat”, tha shkurt Konjufca.

Ndërsa, Presidenca e Kosovës sot bëri me dije se dekreti për seancën konstituive pritet të publikohet sot gjatë ditës.