Marrëveshja e nënshkruar nga kryeministri Isa Mustafa, e cila i jep Serbisë të drejta të plota në kontrollin e komunave me shumice serbe, po e qon Kosovën drejt federalizimit të saj.
Kështu u tha sot gjatë një tryeze të organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje, në të cilin morën pjesë edhe partitë tjera opozitare.
Shefi i Grupit parlamentar të VV-së, Glauk Konjufca, tha se qeveritarët do duhej ta kontestonin këtë politikë por ata po e ushqejnë këtë strategji si pasojë e të cilës rodhi kjo marrëveshje.
Kurse kryetari i kësaj lëvizje Visar Ymeri, tha se kjo marrëveshje nënkupton shkrirjen e subjektivitetit të vendit.