Konjufca: Abdixhiku e vendosi takimin kur deshi sepse është në opozitë, ata VV’në si opozitë e çonin në burg

E publikuar: 16/03/2021 22:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka thënë se do i dëgjojë kërkesat e opozitës, duke përmendur shtyerjen e takimit me LDK’në nga kryetari i këtij subjekti politik, Lumir Abdixhiku.

Konjufca, ka thënë se Abdixhiku tashmë është në opozitë dhe ata duhet respektuar, derisa kritikoi qasjen e legjislaturave të mëhershme karshi opozitës. Ai këto komente i bëri në emisionin ‘Rubikon’.

“T’premten, t’premten. Kur t’don Z. Abdixhiku. Z. Abdixhiku tash është opozita, dhe opozitën duhet me e respektu, jo si ata që opozitën si VV e çojshin në burg në vitin 2012 dhe 2015. Është qasje e gabueshme”, deklaroi ai.

Ndërkaq, Abdixhiku në ditën e parë të punës, pas bërjes së homazheve tek varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova, tha se po presin konfirmimin e VV’së për mbajtjen e takimit të premten.