Kongresmeni amerikan, Richie Torres, ka mbetur i zhgënjyer nga Sekretari i Shtetit të tij, Antony Blinken, që dënoi veprimin e institucioneve të Kosovës për ngjarjet e djeshme në Veri.
Ai tha se Kosova është aleat i SHBA-së dhe se ishte ndër vendet e para që pranoi refugjatët afganë kur kjo iu desh SHBA-së, raporton Express.
“Kosova është një aleat i palëkundur i SHBA-së. Kur SHBA-së i duheshin vende për të pranuar refugjatët afganë, Kosova ishte e para dhe ndër të paktat që u pranoi në këtë rast. Është zhgënjyese për mua dhe për votuesit e mi shqiptarë të shoh Sekretarin Blinken të sulmojë publikisht një aleat të SHBA-së”, ka shkruar ai, duke rishpërndarë deklaratën e Blinkenit.
Sekretari Blinken dje dënoi veprimet e Kosovës, duke i bërë thirrje edhe kryeministrit Albin Kurti që t’i ndalojë këto masa menjëherë.
“Dënojmë fuqishëm veprimet e Qeverisë së Kosovës që po përshkallëzojnë tensionet në veri dhe po shtojnë jostabilitetin. I bëjmë thirrje kryeministrit Albin Kurti të ndalojë menjëherë këto masa të dhunshme dhe të ripërqendrohet në dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, ka shkruar dje Blinken. Ndërsa, para se të reagonte Blinken, në Prishtinë të njëjtin reagim qortues për Kosovën e bëri edhe ambasadori Jeff Hovenier. Më pas, në të një të linjë reaguan.
Kosovo is an unwavering ally of the US. When the US needed countries to take in Afghan refugees, Kosovo was the first and among the few to rise to the occasion.
It’s disappointing to me and my Albanian constituents to see Secretary Blinken publicly attack a US ally. https://t.co/Ay9VwZMfh7
— Ritchie Torres (@RitchieTorres) May 27, 2023