Edhe një kongresmen amerikan s’u pajtua me deklaratën e Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken, që dënoi veprimet e institucioneve kosovare në Veri gjatë të premtes kur u krijuan tensionet.
Pas, kongresmenit demokrat, Richie Torres, ka reaguar edhe Zach Nuun, i cili tha se vendi i tij duhet të qëndrojë me Kosovën dhe t’i kundërvihet mobilizimit ushtarak të Serbisë.
“SHBA: Qëndroni me Kosovën, një demokraci të re dhe një aleat i palëkundur të SHBA-së – që pranoi dhe mirëpriti të evakuuarit afganë (një nga miqtë e vetëm europianë). Sekretari Blinken duhet t’i kundërvihet mobilizimit ushtarak të Serbisë”, ka shkruar ai në Twitter.
Sekretari Blinken dënoi veprimet e Kosovës, duke i bërë thirrje edhe kryeministrit Albin Kurti që t’i ndalojë këto masa menjëherë.
“Dënojmë fuqishëm veprimet e Qeverisë së Kosovës që po përshkallëzojnë tensionet në veri dhe po shtojnë jostabilitetin. I bëjmë thirrje kryeministrit Albin Kurti të ndalojë menjëherë këto masa të dhunshme dhe të ripërqendrohet në dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, ka shkruar dje Blinken. Ndërsa, para se të reagonte Blinken, në Prishtinë të njëjtin reagim qortues për Kosovën e bëri edhe ambasadori Jeff Hovenier.
US: Stand with Kosovo, a new democracy, and a steadfast US ally — both deploying overseas and welcoming Afghan evacuees (one of only a few European friends). @SecBlinken must stand up to Serbia’s military mobilization. https://t.co/uOYddm7D62
— Congressman Zach Nunn (@ZachNunn) May 27, 2023