Rusia dhe Serbia paraqesin kërcënim për sigurinë kombëtare të Kosovës, tha kongresmeni amerikan, Ritchie Torres.
Toores, i cili tashmë është edhe figura kryesore e lobimit për shqiptarët në Kongresin amerikan ka thënë po ashtu se, Kosovës i duhet sa më shpejt anëtarësimi në BE dhe në NATO.
“Ka nevojë për një rrugë të shpejtë për anëtarësimin e Kosovës në NATO. Aksionet nuk kanë qenë kurrë më të larta. Rusia dhe Serbia paraqesin kërcënim për sigurinë kombëtare të Kosovës. Është e rëndësishme që ta bëjmë Kosovën anëtare të BE-së dhe NATO-s. Kosova ka qenë një mike besnike e SHBA-ve, një mike besnike e BE-së . Dhe më e pakta që mund të bëjmë është ta fusim Kosovën në familjen e NATO-s”, tha Torres në Prime Time.

















