Rep. Eliot Engel, D-N.Y. talks with media before entering a closed members-only briefing on Syria on Capitol Hill, Sunday, Sept. 1, 2013, in Washington. Sunday the Obama administration confidently predicted congressional backing for limited action in Syria. Further classified meetings are scheduled over the next three days, says Secretary of State John Kerry. (AP Photo/Carolyn Kaster)
Serbia të dëshmojë se do normalizim duke i tërhequr urdhër-arrestet nga interpoli.
DC—Kongresisti Eliot L. Engel, demokrati më i lartë në Komitetin e Çështjeve të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve, lëshoi sot deklaratën e mëposhtme që i bën thirrje qeverisë së Sllovenisë të lirojë ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj. Kryetari i AAK-së ndodhet i ndaluar në Ljubjanë, në bazë të një urdhër arresti të lëshuar nga “Serbia dhe Mali i Zi”, një shtet që nuk ekziston më.
“Ramush Haradinaj ka dalë dy herë i pafajshëm nga Gjykata Ndërkombëtare Kriminale për ish-Jugosllavinë dhe duhet të çlirohet nga abuzime të tilla. Ndërkohë që shpresoj se ky veprim ka qenë një gabim, mendoj se qeveria sllovene dhe sistemi gjyqësor mund ta lajë në një farë mënyrë gabimin e bërë duke e lejuar ish-kryeministrin Haradinaj që të kthehet në shtëpinë e tij në Kosovë”.
“Mirëpo, që të sigurohemi që gabime të tilla të mos përsëriten më kurrë, Beogradi duhet të tërheqë “Kartat e Kuqe” nga Interpoli, të cilat janë edhe rrënja e problemit. Veprimet e Serbisë janë në kundërshtim me synimet e dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Nëse Serbia dëshiron vërtet të demonstrojë se është gati të normalizojë marrëdhëniet me Kosovën, ajo duhet t’i japë fund kësaj gjuetie shtrigash”.