Lajmet

Kongresistët amerikanë kërkojnë që takimi i OSBE-së të mos mbahet në Serbi, por në Karolinën e Jugut

24.07.2026 18:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Kongresistët amerikanë kërkojnë që takimi i OSBE-së të mos mbahet në Serbi, por në Karolinën e Jugut

Një grup dypartiak ligjvënësish amerikanë po kërkon që një takim për sigurinë evropiane i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), të mbahet vitin e ardhshëm në Karolinën e Jugut, e jo në Serbi.

Kjo nismë e tyre nxjerr në pah mospajtimet mes republikanëve në Kongresin amerikan, si dhe marrëdhëniet e ndërlikuara të Uashingtonit me Serbinë.

Kongresisti republikan Joe Wilson do ta paraqesë të premten një rezolutë të përbashkët të 41 kongresistëve, e cila kërkon që sesioni vjetor i vitit 2027 i OSBE-së të mbahet verën e ardhshme në Çarlston, në shtetin e tij të Karolinës së Jugut, dhe jo në Beograd, kryeqytetin e Serbisë, që favorizohet nga republikanë të tjerë me ndikim.

Reuters raportoi se e ka parë një kopje të rezolutës para publikimit të saj.

Çarlstoni dhe Beogradi janë kandidatë për të pritur këtë mbledhje vjetore të shteteve anëtare të OSBE-së nga Evropa, Azia Qendrore dhe Amerika e Veriut, një organizatë që vitet e fundit është përqendruar në menaxhimin e pasojave të pushtimit rus të Ukrainës.

Asambleja Parlamentare e OSBE-së ka pranuar ofertën e Asamblesë Kombëtare të Serbisë për të pritur sesionin vjetor në vitin 2027 në Beograd, i cili duhet të mbledhë më shumë se 300 anëtarë të parlamentit nga parlamentet e 57 shteteve anëtare të OSBE-së.

Edhe pse ligjvënësit amerikanë në të dyja anët e debatit kanë paraqitur argumente të ndryshme logjistike dhe praktike për vendin që parapëlqejnë, disa prej të cilave kanë pak lidhje me gjeopolitikën, mosmarrëveshja pasqyron gjithashtu një debat më të gjerë në Uashington lidhur me Serbinë, e cila mban marrëdhënie të ngushta si me Moskën, ashtu edhe me administratën Trump.

Disa ligjvënës, të shqetësuar nga lidhjet e thella ekonomike të Beogradit me Rusinë, kanë kërkuar një qasje më kundërshtuese ndaj Serbisë, e cila është blerëse e rëndësishme e energjisë ruse dhe ka refuzuar t’u bashkohet sanksioneve perëndimore kundër kundërshtarit të Shteteve të Bashkuara.

Ligjvënës të tjerë kanë theksuar nevojën për angazhim të vazhdueshëm me qeverinë serbe, me qëllim që vendi – i cili synon anëtarësimin në Bashkimin Evropian – të rreshtohet plotësisht me Perëndimin.

Në një intervistë, Wilson, i cili është bashkëkryetar i një organi pothuajse kongresional të fokusuar në Evropë, i njohur si Komisioni i Helsinkit, theksoi se mbajtja e takimit në Shtetet e Bashkuara do të dërgonte një sinjal të përkushtimit të Amerikës ndaj aleatëve të saj në OSBE.

Ai e kritikoi gjithashtu Serbinë për qëndrimin e saj armiqësor ndaj Kosovës, aleates së Shteteve të Bashkuara, pavarësinë e së cilës Beogradi vazhdon ta kundërshtojë.

Mes ligjvënësve që kanë bashkënënshkruar rezolutën e Wilsonit është edhe William Keating, demokrati më i lartë në nënkomitetin për Evropën të Komisionit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, i cili e ka kritikuar publikisht Qeverinë serbe për çështje të ndryshme.

Në një deklaratë, Keating tha se sesioni vjetor duhet të mbahet në SHBA, “për të theksuar rolin e rëndësishëm që Shtetet e Bashkuara duhet të luajnë në institucionet shumëpalëshe”.

Gjeopolitika kundrejt politikës lokale
Wilson tha se ndër ata që kundërshtojnë organizimin e takimit në Çarlston është senatori republikan Roger Wicker, kryetar i Komisionit të Senatit për Shërbimet e Armatosura.

Sipas Wilsonit, Wicker i kishte thënë se fondet e Kongresit të nevojshme për organizimin e takimit në Çarlston mund të mos siguroheshin, një shqetësim që Wilson e hodhi poshtë.

Wicker, i cili është gjithashtu senatori kryesor në Komisionin e Helsinkit, do të kishte ndikim të madh në përcaktimin nëse samiti vjetor mund të zhvillohet në SHBA.

Në intervistë, Wilson tha se Karolina e Jugut do të ishte vend i përshtatshëm për mbajtjen e takimit, pjesërisht sepse djali i tij, kandidati republikan për guvernator të shtetit, do të ndihmonte që delegatët të priteshin mirë.

Disa nga bashkënënshkruesit e rezolutës së tij janë gjithashtu nga Karolina e Jugut.

Nuk është e qartë nëse rezoluta e Wilsonit do të marrë dritën jeshile. Edhe pse ajo ka mbështetjen e disa nënshkruesve me peshë nga të dyja partitë, Kongresi është vetëm pak ditë larg fillimit të pushimit veror, i cili do të zgjasë deri në shtator./REL/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


KPK ofron mbështetje të plotë për Kryeprokurorin e Shtetit

KPK ofron mbështetje të plotë për Kryeprokurorin e Shtetit

Kongresistët amerikanë kërkojnë që takimi i OSBE-së të mos mbahet në Serbi, por në Karolinën e Jugut

Kongresistët amerikanë kërkojnë që takimi i OSBE-së të mos mbahet në Serbi, por në Karolinën e Jugut

Gashi pas caktimit të seancës: S’duhet të bëjmë politikë me vija të kuqe, por së pari duhet ta definojmë LDK-në

Gashi pas caktimit të seancës: S’duhet të bëjmë politikë me vija të kuqe, por së pari duhet ta definojmë LDK-në

Von der Leyen krijon një strukturë të brendshme të inteligjencës në Komisionin Europian

Von der Leyen krijon një strukturë të brendshme të inteligjencës në Komisionin Europian

Konjufca pret në takim lamtumirës ambasadorin suedez

Konjufca pret në takim lamtumirës ambasadorin suedez

Haxhiu e njofton Golën për seancën 6 gushtit, i kërkon t’ia përcjellë Kryesisë së vjetër të Kuvendit

Haxhiu e njofton Golën për seancën 6 gushtit, i kërkon t’ia përcjellë Kryesisë së vjetër të Kuvendit

Kontrollet ndaj mjeteve të mbingarkuara vazhdojnë, shqiptohen mbi 15 mijë euro gjoba

Kontrollet ndaj mjeteve të mbingarkuara vazhdojnë, shqiptohen mbi 15 mijë euro gjoba

Kurti: Kthimi i ish-prokurorëve dhe ish-gjyqtarëve serbë duhet të bëhet vetëm sipas Kushtetutës dhe ligjit

Kurti: Kthimi i ish-prokurorëve dhe ish-gjyqtarëve serbë duhet të bëhet vetëm sipas Kushtetutës dhe ligjit

Kryeministri në detyrë Kurti priti në takim lamtumirës ambasadorin e Suedisë, Westerlund

Kryeministri në detyrë Kurti priti në takim lamtumirës ambasadorin e Suedisë, Westerlund

Rama: Në protestën për Zvërnecin pati ndërhyrje të huaja dhe manipulime me lajme të rreme

Rama: Në protestën për Zvërnecin pati ndërhyrje të huaja dhe manipulime me lajme të rreme

Kushtetuesja rrëzon vendimin e Supremes për shtesat e higjienisteve të angazhuara gjatë pandemisë

Kushtetuesja rrëzon vendimin e Supremes për shtesat e higjienisteve të angazhuara gjatë pandemisë

Kosova dhe Gjermania thellojnë bashkëpunimin për klimën dhe tranzicionin energjetik

Kosova dhe Gjermania thellojnë bashkëpunimin për klimën dhe tranzicionin energjetik

Behrami: PDK nuk i është përkulur as diktatorëve, kemi bërë kompromise për institucione dhe stabilitet

Behrami: PDK nuk i është përkulur as diktatorëve, kemi bërë kompromise për institucione dhe stabilitet

Rama në mbledhjen e PS u jep të drejtë protestuesve, thotë se qytetarët presin më shumë nga qeveria

Rama në mbledhjen e PS u jep të drejtë protestuesve, thotë se qytetarët presin më shumë nga qeveria

Shpend Ahmeti dënohet me dy vjet burgim dhe 5 mijë euro gjobë

Shpend Ahmeti dënohet me dy vjet burgim dhe 5 mijë euro gjobë

Cakolli: Caktimi i seancës më 6 gusht është veprim i vonuar dhe institucionalisht i papërgjegjshëm

Cakolli: Caktimi i seancës më 6 gusht është veprim i vonuar dhe institucionalisht i papërgjegjshëm