Kongo shpall ditë pushimi pas kualifikimit historik në Botëror

E publikuar: 02/04/2026 22:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kombëtarja Kongos ka shkruar histori duke u kualifikuar për Kupën e Botës për herë të parë pas 52 vitesh, duke sjellë një valë entuziazmi dhe festimesh në të gjithë vendin.

Një fitore e ngushtë 1-0 ndaj Xhamajkës vulosi kualifikimin historik, ndërsa hero i ndeshjes u shpall Axel Tuanzebe, ish-lojtari i Manchester United, i cili realizoi golin vendimtar në kohën shtesë.

Pas fitores historike, Ministria e Punës në këtë shtet, shpalli të mërkurën, 1 prill, ditë pushimi kombëtar për të festuar këtë arritje të jashtëzakonshme sportive.

Ky rikthim në skenën botërore konsiderohet si një moment krenarie kombëtare dhe një dëshmi e rritjes së futbollit në vend.