Konfiskon automjetet e qytetarëve, ndërkohë lëviz me makinën 70 mijë euro

E publikuar: 29/09/2017 17:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-kryeministri, Sali Berisha, ka publikuar në faqen e tij në Facebook një denoncim të bërë nga një qytetar dixhital nga Berati.

Në denoncimin e bërë publik thuhet se shefi i policisë së qytetit të Beratit, abuzon me detyrën duke qenë se konfiskon automjetet e qytetarëve me pretendimin se janë luksozë, ndërkohë që vetë shefi i policisë shprehet qytetari lëviz me një makinë prej 70 mijë eurosh.

Më poshtë ndiqni statusin e plotë:

Nga operacioni i konfiskimit te makinave luksoze!

Qytetari dixhital denoncon:
Bosin e policise se Beratit per makinen e tij luksoze qe i kushton 70 mije euro nderkohe qe
I konfiskon qytetarit si luksoze makinen qe e ka blere 5 mije euro! sb

“Zoti Berisha po te dergoj foto te makines se drejtorit te policise Beratit dilaver shimaj nje hajdut ish sigurims mercedes i 2015 e blere me rrogen e tij te “ndershme 70 mij euro “.Plus edhe hoteli ne Durres.Anonim te lutem shume.targa AA 202 OY.
Foto e bere ne ambientet e policise berat diten qe moren makinen time qe kushton 5000 euro per gjoja lluksoze.”