Konfiskohet marihuanë në kryeqytet, arrestohen dy persona

E publikuar: 05/10/2017 10:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Kosovës ka konfiskuar marihuanë në dy lokacione në Prishtinë.

Për të njëjtat raste janë arrestuar dy persona.

“Rr. “Eqrem Çabej, Prishtinë 04.10.2017-17:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që gjatë kontrollit i është gjetur dhe konfiskuar një sasi substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë në peshë 6.3 gramë dhe po ashtu është bastisur edhe banesa e të dyshuarit, por nuk është gjetur asgjë e dyshuar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Lagjja Dragodan, Prishtinë 04.10.2017-21:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që gjatë kontrollit i është gjetur dhe konfiskuar një sasi substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë në peshë 1.4 gramë. Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, ka njoftuar Policia./infosot