Konfiskohet drogë në një lokal në Ferizaj

E publikuar: 17/11/2017 10:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Kosovës ka gjetur dhe konfiskuar një sasi drogë në një lokal të Ferizajt.

Policia pas kontrollit në trupin e të dyshuarit ka gjetur marihuanë me peshë 5 gramë, ndërsa pas kontrollit në lokal të tij i është gjetur sasi e narkotikëve me peshë 9.80 gramë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.