Konfiskohet drogë në burgun e Lipjanit

E publikuar: 02/11/2017 10:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia ka raportuar se ka gjetur drogë në burgun e Lipjanit.

Lënda narkotikeështë gjetur dhe konfiskuar në dhomën e dy të dënuarve, transmeton infosot.

“Raportohet se në dhomën e dy të dënuarve meshkuj K-shqiptarë gjatë kontrollimit është gjetur dhe konfiskuar një qese e vogël me substancë të dyshuar narkotike. Rasti është duke u hetuar nga njësia përkatëse policore”, thuhet në njoftimin e Policisë.