Në Viti janë konfiskuar 600 kilogramë mish me afat të skaduar të cilat brenda disa ditëve pritet të asgjësohen.
Këtë e ka konfirmuar edhe Skender Ahmeti, drejtori i Inspektoriatit në Viti i cili ka thënë që qytetarët nuk kanë nevojë që të shqetësohen pasi mishi me afat të skaduar në Viti do të asgjësohet, njofton Klan Kosova.
“Është bërë inspektimi për konfiskimin e mishit dhe ka hasur në disa lloje të mishrave që kanë qenë me afat të skaduar”.
“Është urdhëruar që të bëhet asgjësimi në mënyrë që të mos ketë pasoja për njerëzit”, ka thënë Ahmeti në një lidhje direkte në Klan Kosova.
Ahmeti ka thënë që qytetarët nuk kanë nevojë të shqetësohen.