3 milionë prezervativ janë sekuestruar nga policia e Shanghait, pasi rezultonin të ishin falsifikuar. Mësohet se ato prodhoheshin në një punishte ilegale, ndërsa mallrat e rreme ishin prodhuar të gjithë në këtë ambient.
Pasi prodhoheshin, këto produkte shiteshin në internet nën emrin e markave të mëdha të tilla si Durex dhe Jissbon, në hotele të vogla. Ndërsa kostoja online ishte vetëm 0,1 juan ($ 0,016) për artikull, ku shiteshin në hotele duke bërë një fitim të majmë nga shitja e tyre për klientët për rreth 3 juan ($ 0.5).
Ndërsa në total vlera e këtyre produkteve kap shifrat e 12 milionë juan.