Kryeministri Albin Kurti ka reaguar pas aksioneve të policisë që kanë rezultuar me konfiskim të një sasie të konsiderueshme të armatimit.
Përmes një postimi në “X”, Kurti thotë se thirrjet për inspektim vijnë nga qytetarët.
Kryeministri shton se prioritet kyç i qeverisë është dhe vazhdon të mbetet siguria e njerëzve, dhe e gjithë vendit.
“Policia jonë gjatë tre ditëve të fundit ka konfiskuar një sasi të konsiderueshme armatimi, siç shihet në foto, ku përfshihen armë dhe granata në veri të vendit. Thirrjet për inspektim vijnë nga qytetarët e thjeshtë që alarmojnë policinë. Siguria e njerëzve dhe siguria e të gjithë vendit mbeten një prioritet kyç për qeverinë tonë, veçanërisht kur përballemi me kërcënime të tilla të afërta për sigurinë tonë kolektive.”