Konfirmon Policia: Tre të vdekur dhe katër të lënduar në aksidentin në Dollc të Klinës (Foto)

E publikuar: 10/06/2015 21:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

(E plotësuar) Policia e Kosovës pranë DRP Pejë, me datën 10.6.2015 rreth orës 18:30 është njoftuar për aksidentin në komunikacionin rrugor, i cili ka ndodhur në fshatin Dollc – Klinë,me ç’rast në ketë aksident ishin të përfshirë një furgon dhe një kamion me regjistrim vendor.

Njësitë policore të NjRKRR-së si dhe ato të Stacionit policor Klinë kanë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme në vendin e ngjarjes. Në vendin e ngjarjes ka marrë pjesë prokurori i Krimeve të Përgjithshme në Pejë ku së bashku me hetuesit janë duke bërë këqyrjen e vendit të ngjarjes.

Nga të dhënat e para si pasojë e aksidentit në Spitalin Rajonal në Pejë tre persona kanë ndërruar jetë,ndërsa një tjetër është dërguar për në QKUK Prishtinë kurse tre të tjerë janë në tretman mjekësor pran këtij spitali.

Pas përfundimit të këqyrjes së vendit të ngjarjes nga prokurori i shtetit dhe hetuesit e njësitit për hetimin e aksidenteve do të njoftoheni për detajet e këtij aksidenti.

Aksident i rëndë në Dollc të Klinës, dy të vdekur (Foto)

Një aksident i rëndë ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Pejë, konkretisht në fshatin Dollc të Klinës. Mësohet se nga ky aksident kanë vdekur dhe dy presona dhe janë lënduar rëndë dy te tjerë .

Xhevat Ibraj, zëdhënës për rajonin e Pejës në Policinë e Kosovës, ka thënë se katër persona ishin transportuar për në spitalin e Pejës, derisa dy prej tyre nuk kishin arritur t’i mbijetojnë plagëve.

Sipas tij, edhe një person i tretë është në rrezik për jetën, derisa i katërti është jashtë rrezikut për jetën.


/express/