Shefi i Grupit të Këshilltarëve të PDK-së, Lirak Çelaj në një prononcim për “Zërin” ka konfirmuar se para një viti i ka dhënë fund martesës njëzetvjeçare me Ilire Vincën.
Çelaj për publikimin e këtij lajmi, në mediat online, e ka fajësuar zyrën e kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti, respektivisht shefen e kabinetit të kryetarit Ahmeti, Fitore Pacolli.
“Kjo punë nuk është aspak sekrete. Unë jam ndarë me Iliren tash e një vjet, kjo ka qenë publike. Shkaku që po përmendet në portale është tendencioze sepse nuk është kjo. Lidhja ime e re ka filluar shumë muaj më vonë pas ndarjes. Them lirisht se prej Zyrës së Shpend Ahmetit ka filluar kjo fushatë, kjo pasi që ne (PDK) kemi refuzuar bashkëpunimin. Shefja e Kabinetit, Pacolli ka shkuar në redaksinë të caktuar dhe ka insistuar që të publikohet ky lajm. Ky lajm rrjedh drejtpërdrejt nga Shpend Ahmeti sepse dëshira e tyre është të më shantazhojnë”, ka thënë Çelaj.
Ai po ashtu ka konfirmuar për “Zërin” se lidhja me miss përcjellësen e parë të ish-Jugosllavisë, Baukida Gashi është e vërtetë . “E vërtetë është lidhja me të”, ka thënë ai.
Ilire Vinca
Baukida Gashi