Vëllai i Rexhep Selimit sulmoi policët

E publikuar: 02/03/2018 23:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

​Policia e Kosovës ka konfirmuar se Ramadan Selimi, vëllai i deputetit të Vetëvendosjes Rexhep Selimi është shoqëruar sot në stacionin policor për sulm ndaj policit dhe mospërfillje të urdhrave.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti ka konfirmuar për Express se sulmi ka ndodhur rreth orës 18:00.

“Rreth orës 18:00 është shoqëruar në stacion policor një person për sulm ndaj personit zyrtar dhe mospërfillje e urdhrave të policit. Njësitet përkatëse në bashkëpunim me prokurorin kujdestar po merren me rastin”, ka treguar Ahmeti.

Kurse, për KTV ka folurme deputetin Rexhep Selimi, i cili nuk e ka mohuar rastin, por ka thënë se nuk bëhet fjalë për sulm të vëllait të tij ndaj policëve.

Vetë Rexhep Selimi ka qenë në Stacion Policor për të parë nga afër zhvillimet.

Islam Selimi, vëllai tjetër i deputetit të VV-së ishte plagosur muaj më parë pas një mosmarrëveshje.