Konfirmohet rasti i parë me COVID-19 te të sapolindurit në Kosovë

E publikuar: 09/07/2020 20:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shoqata e Neonatologëve të Kosovës ka njoftuar sot për rastin e parë me COVID-19 te të sapolindurit.

Kryetarja e kësaj shoqate, Burbuqe Skenderi, ka thënë se gjendja e përgjithshme e foshnjës është stabile.

“Shoqata e Neonatologëve të Kosovës raporton rastin e parë te të porsalindurit me Covid pozitiv. Gjendja e përgjithshme e foshnjës momentalisht stabile. Bëni kujdes, Covid nuk zgjedh moshë”, ka shkruar ajo në Facebook./kp/