Në takimin e sotëm në Uashigton që do të mbahet mes Kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq tashmë është konfirmuar edhe pjesëmarrja e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.
Njoftimi i mbrëmjes së të enjtes nga Shtëpia e Bardhë thotë se pas takimit tre palësh do të ketë ceremoni nënshkrimi, por që nuk e përcakton se për çfarë marrëveshje bëhet fjalë, transmeton Zëri i Amerikës.
Sipas njoftimit, Trumpi do të jetë pjesë e takimit në momentin e nënshkrimit të marrëveshjes paradite (sipas kohës në Ëashington), si dhe do të mbajë më pas një takim me Hotin dhe Vuçiq. Takimi do të jetë privat mes Trump, Hotit e Vuçiqit.