Kryeministri në detyrë, Albin Kurti do të takohet sot me zyrtarin e lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Brendan Hanrahan.
Lajmin për KosovaPress e konfirmuar zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.
Kurti do të takohet me zyrtarin amerikan, Bendan Hanrahan në një darkë punë të shtruar nga e ngarkuara me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Anu Prattipati.
“Kryeministri Kurti do të takojë sot në mbrëmje zyrtarin e lartë të Departamentit amerikan të Shtetit për Çështje Evropiane, Brendan Hanrahan, në një darkë pune të shtruar nga e ngarkuara me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Prattipati”, ka konfirmuar zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu për KosovaPress.
Nuk është bërë e ditur tema e diskutimit dhe orari i këtij takimi, megjithatë zyrtari i lartë amerikan ka vizituar edhe Serbinë aty ku është takuar me presidentin serb, Aleksandër Vuciq.
Sipas njoftimit të Presidencës së Serbisë në këtë takim është diskutuar për çështjet globale, situatën në Ballkanin Perëndimor dhe marrëdhëniet, Serbi – ShBA.

















