Konfirmohet nga BE: Hoti të dielën në Bruksel për t’u takuar me Vuçiq

E publikuar: 06/07/2020 13:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë do të rinisë këtë të diel.

Kjo është konfirmuar nga Bashkimi Evropian, ku thuhet se Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, do të takohen më 12 korrik me ndërmjetësimin e Shefit për Politikë të Jashtme të BE-së, Josep Borrell, transmeton Klan Kosova.

“Konfirmoj se këtë të diel, më 12 korrik, Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq do të vijnë në Bruksel për një takim të nivelit të lartë të ndërmjetësuar nga BE”, ka njoftuar zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

“Ky do të jetë takimi i parë nga nëntori i 2018. Do të drejtohet nga Shefi për Politikë të Jashtme të BE-së, Josep Borrell i ndihmuar nga i ngarkuari për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak”.

“Ky takim kthen diskimet dhe punën për arritjen e një marrëveshjeje për normalizim të marrëdhënieve në mes dy vendeve. Ky takim mbahet pas takimit virusal të së premtes me Presidentin e Francës, Emmanul Macron dhe Kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel”.