Trajneri i Rapid Bukureshtit, Cristiano Bergodi ka bërë të ditur se sulmuesi Albion Rrahmani do të largohet në verë nga ekipi rumun.
Bergodi ka thënë se interesimi është shumë i madh për Rrahmanin, të cilin e ka vlerësuar lart.
“Rrahmani është një sulmues i jashtëzakonshëm dhe është normale që ka oferta. Natyrisht, Rrahmani do të largohet në verë por deri atëherë ai duhet të mendojk për një sezon të mirë që të mbetet në kujtesën e të gjithëve”, është shprehur Bergodi.
Rapidi pretendon ta shesë Rrahmanin për tetë milionë euro, ndërsa e transferoi vitin e shkuar nga Ballkani për 600 mijë euro.
Kohët e fundit, është raportuar se Benfica dhe Aston Villa janë skuadrat e interesuara për sulmuesin e Kosovës.
23-vjeçari ka shënuar 16 gola këtë edicion në 21 paraqitje për Rapidin në të gjitha garat, ndërsa me ekipin rumun ka kontratë deri në vitin 2026.