Rifat Latifi të enjten ka dhënë dorëheqje nga pozita e ministrit të Shëndetësisë.
Telegrafi ka siguruar letrën e dorëheqjes që Latifi ia ka dorëzuar kryeministrit Albin Kurti.
“Me zhgënjim të thellë dhe keqardhje pas shumë reflektimesh për disa muajt e fundit po ju informoj se në mënyrë efektive iu ofroj dorëheqjen time nga posti i ministrit të Shëndetësisë të Republikës së Kosovës, se që nga sot me datën 6 tetor 2022”, thuhet në letrën e dorëheqjes.
Në letrën e tij, Latifi thotë se ka bashkangjitur raportin 10 mujor të gjeturave dhe sfidave si dhe të arriturat e tij gjatë kësaj periudhe.
Duhet kujtuar se javë më parë, kryeministri Kurti themeloi edhe një Komision për Shëndetësinë, të cilin e udhëheq vetë ai.
Krijimi i këtij komisioni i konsiderua nga shoqëria civile edhe si mosbesim ndaj punës së Latifit.