Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se nesër do të mbahet konferencë për media, pas dy largimeve të fundit nga institucionet e tipit të hapur.
Konferenca do të mbahet nesër në orën 11:00 në Drejtorinë Qendrore të Shërbimit Korrektues të Kosovës, e cila do të drejtohet nga zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu dhe drejtori i Përgjithshëm I ShKK’së Ismai Dibrani.
“Në këtë konferencë do të jenë të pranishëm Zëvendësministri i Drejtësisë, z. Blerim Sallahu, dhe Drejtori i Përgjithshëm i SHKK-së, z. Ismail Dibrani, të cilët do të japin informacione të detajuara mbi këtë çështje dhe do të përgjigjen në pyetjet tuaja. Pjesëmarrja juaj është e mirëpritur dhe e rëndësishme për të informuar publikun saktësisht dhe në kohë për këtë ngjarje.” – thuhet në njoftim.