Gjykata Speciale Kosovës dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar më 15 shtator, për herë të parë do të mbajnë konferencë për shtyp, në Hagë.
Sipas komunikatës dërguar për media në ora 10:30, administratorja e Speciales, Fidelma Donlon, do të shpjegojë procesin e themelimit të Dhomave të Specializuara, që sipas tyre po shkon sipas planit.
“Dhomat e Specializuara do të fillojnë komunikim të drejtpërdrejtë dhe dr. Donlon do të prezantojë faqen e Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Internet”, thuhet në njoftimin.
Pas shpejgimit nga Fidelma Donlon në konferencë për media do të flasë prokurori i specializuar, David Schwendiman.
Schwendiman do të flasë për emërimin e tij të së fundi si Prokuror i Specializuar dhe do të shpalosë këndvështrimin e tij mbi rolin dhe përgjegjësinë e Prokurorit të Specializuar dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar.
Dhomat e Specializuara janë vendosur në Hagë, pas marrëveshjes së Bashkimit Evropian me Kosovën dhe autoritetet holandeze. Ndërkohë ajo që nuk është e sigurt deri më tani është fakti se të dënuarit nuk do të vuajnë dënimin e tyre në Holandë, por as në Kosovë.
Sot në media është raportuar se aktakuzat e para të ngriten në fund të këtij viti ose në fillim të vitit të ardhshëm./GazetaExpress/
Komunikata e plotë:
Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) do të mbajnë konferencat e para të shtypit më 15 shtator 2016 në adresën: Saturnusstraat 9, Hagë, Vendet e Ulëta. Ftohen të marrin pjesë të gjitha mediat.
Programi:
10.30 – 11.15 Konferencë shtypi e Administratores së Dhomave të Specializuara, dr. Fidelma Donlon
Dr. Donlon do të shpjegojë procesin e themelimit të Dhomave të Specializuara i cili po shkon sipas planit. Dhomat e Specializuara do të fillojnë komunikim të drejtpërdrejtë dhe dr. Donlon do të prezantojë faqen e Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Internet.
11.15 – 11.30 Pushim i shkurtër
11.30 – 12.15 Konferencë shtypi e Prokurorit të Specializuar, z. David Schwendiman
Z. Schwendiman do të flasë për emërimin e tij të së fundi si Prokuror i Specializuar dhe do të shpalosë këndvështrimin e tij mbi rolin dhe përgjegjësinë e Prokurorit të Specializuar dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar.
Konferencat e shtypit do të jenë në anglisht dhe do të shpërndahen materiale me shkrim në shqip dhe serbisht.