Vetëm pak orë pasi ka dhënë betimin në Kuvendin e Kosovës, presidenti i ri i vendit, Hashim Thaçi, ka bërë edhe komunikimin e parë me qytetarët përmes rrjetit social Facebook. Ai aty ka thënë se do të jetë faktor unifikues për të gjithë qyetetarët pa asnjë dallim.
Thaçi ka thënë se është i vetëdijshëm për përgjegjësinë e madhe që ka detyra e tij e re shtetrore.
Postimi i Thaçit në Facebook:
Të dashur qytetarë,
Prej sot jam në detyrë të re, me përgjegjësi të reja, por gjithnjë në shërbimin tuaj.
Si President i Kosovës do të jem garantues i respektimit të Kushtetutës dhe ligjeve, mbrojtës dhe përfaqësues i interesave të Kosovës. Do të jem faktor unifikues politik dhe përfaqësues i të gjithë qytetarëve, pa dallim etnie, feje, race dhe gjinie.
Ne jemi krenarë me të kaluarën heroike dhe së bashku me ju do t’i afirmojmë vlerat sublime të popullit tonë.
Jam i vetëdijshëm se të jesh President i Kosovës është nder dhe përgjegjësi e madhe politike, kombëtare dhe kushtetuese, por këtë detyrë zotohem se do ta kryej në bashkëpunim dhe komunikim të ngushtë me juve. HTH
– See more at: http://lajmi.net/komunikimi-pare-qytetaret-ne-facebook-presidentit-thaci/#sthash.pI5tMhiI.dpuf


















