Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se Komuna e Prishtinës ka përfituar një kombi bus për transport të personave me karroca.
“Iveco Bus, prodhuesi i autobusëve të ri për Prishtinën kanë dhënë donacion për komunën tonë një kombi bus të ri për transport të personave me karroca.
Kjo do të na jep mundësi që të transportojmë fëmijet me karroca në komunën e Prishtinës në shkollë e sipas nevojave tjera.
Për këtë shërbim, më shumë javën që vjen”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.


















