Komunat kundërshtojnë masat: Mungojnë inspektorët për mbikëqyrjen e tyre

07.04.2021 09:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Komunat kundërshtojnë masat: Mungojnë inspektorët për mbikëqyrjen e tyre

Kryetari i Asociacioni të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, tha se ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka vendosur në mënyrë të njëanshme për masat e reja për parandalimin e përhapjes së Covid-19, pa u konsultuar me të gjitha komunat, raporton Ekonomia Online.Në një intervistë për Ekonomia Online, Ibrahimi tha se kryetarët e disa komunave kanë kundërshtuar këto masa, për shkaqe ekonomike por edhe për shkak të mungesës së stafit inspektues.

“Neve edhe në takimin e fundit si Këshill i Kryetarëve të cilin e kemi pasur me ministrin Vitia, ka qenë zotim që para çdo vendimi rreth masave të reja të ketë konsultim gjithëpërfshirës dhe të mirëfilltë me komunat. Sepse zbatimi i masave bëhet në nivelin lokal e jo në atë qendror. Kjo ka qenë konkludim i përbashkët mirëpo ndodhi që procesi apo zotimet e bashkëpunimit të ndërsjellët të lëndohet ky proces pak dhe kryetarët e komunave kanë kërkuar që të ketë konsultim të mirëfilltë gjithmonë para zbatimit të masave. Në asnjë rast as komunat por as kryetarët e komunave as drejtorët komunalë nuk kanë qenë në mos zbatimin apo kundër zbatimit të masave”, tha Ibrahimi.Qeveria e Kosovës miratoi të hënën masa të reja për parandalimin e përhapjes së Coronavirusit.

Këto masa, për dy javët e ardhshme ndalojnë qarkullimin e qytetarëve nga ora 22:00 deri në 05:00, përveç në raste urgjente. Po ashtu, nga data 7 deri në 18 prill, shërbimet e gastronomisë obligohen të pezullojnë aktivitetin e tyre.

“Para disa ditëve Asosacioni i Komunave me kërkesë të ministrit Arben Vitia organizoi takimin e Këshillit të Kryetarëve në të cilën takim u diskutua rreth shpërndarjes së vaksinave, rreth përgatitjes së komunave për procesin e vaksinimit por gjithashtu një ndër temat ishte çështja me pandeminë Covid-19. Në atë takim ishte një konkluzë e përbashkët do të thotë edhe e nivelit qendror edhe atij lokal që duhet një monitorim më strikt i zbatimit të masave, dhe u dakorduam që të kemi konsultime të mëtutjeshme sa i përket këtij procesi”.

“Kryetarët kanë kërkuar staf shtesë inspektues, pasi komunat janë në mungesë të jashtëzanoshme të stafi për t’i inspektuar respektimin e masave. Edhe pastaj kemi pasur takim tjetër për diskutimin e masave të reja nga disa prej kryetarëve, ku këta nga kryetarët nuk i kanë përkrahur këto masa të reja”, deklaroi ai.

Komunat kanë pasur një rënie drastike të të hyrave dhe investimet kapitale nuk janë realizuar. Ibrahimi e cilëson marrjen e vendimit të këtyre masave si rrezik për komunat dhe për ekonominë në përgjithësi.

“Arsyeja kryesore ka të bëjë me zhvillimin ekonomik, dhe në veçanti zhvillimin ekonomik lokal, dhe impaktin e këtyre masave në të hyrat vetanake komunale. Duhet pasur parasysh që gjatë vitit 2020 për shkak të pandemisë komunat kanë pasur një rënie drastike të të hyrave vetanake dhe për këtë arsye edhe investimet kapitale nëpër komunat nuk kanë mund të realizohen, por do të realizohen në të ardhmen pra arsyeja kryesore ka qenë ekonomia, dhe çështja e bujqve”, përfundoi ai.

Komentet

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Haradinaj: Besnik Bislimi është njeri me behane, i retardum, ka probleme mendore

Haradinaj: Besnik Bislimi është njeri me behane, i retardum, ka probleme mendore

Anketë: 42.5% e serbëve mendojnë se ende nuk e kanë humbur Kosovën

Anketë: 42.5% e serbëve mendojnë se ende nuk e kanë humbur Kosovën

Haradinaj në Kryeministri i nervozuar: I thashë tregoni hajnit tuaj që kur i fton njerëzit duhet me i pritë

Haradinaj në Kryeministri i nervozuar: I thashë tregoni hajnit tuaj që kur i fton njerëzit duhet me i pritë

​Parashikimi i motit për dy ditën në vijim

​Parashikimi i motit për dy ditën në vijim

Lista Serbe e refuzon propozimin e KFOR-it që të qëndrojë në fuqi masa e reciprocitetit të targave

Lista Serbe e refuzon propozimin e KFOR-it që të qëndrojë në fuqi masa e reciprocitetit të targave

I amerikane thotë se për ta sovraniteti i Kosovës është i pacenueshëm

I amerikane thotë se për ta sovraniteti i Kosovës është i pacenueshëm

Kurti takohet me Shefin e Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve nga BE, flasin për procesin zgjedhor

Kurti takohet me Shefin e Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve nga BE, flasin për procesin zgjedhor

Daut Haradinaj: Kurti e ka përkrahjen time për vendosjen e reciprocitetit

Daut Haradinaj: Kurti e ka përkrahjen time për vendosjen e reciprocitetit

Osmani në takim me ambasadorin gjerman: Me veprime nxitëse, Serbia po tenton ta destabilizojë veriun e vendit

Osmani në takim me ambasadorin gjerman: Me veprime nxitëse, Serbia po tenton ta destabilizojë veriun e vendit

Ursula von der Leyen nesër do të takohet me Osmanin dhe Kurtin

Ursula von der Leyen nesër do të takohet me Osmanin dhe Kurtin

KEDS njofton për punimet në rrjet, ja kush mbetet nesër pa energji-elektrike

KEDS njofton për punimet në rrjet, ja kush mbetet nesër pa energji-elektrike

Bashkimi Evropian do të vëzhgojë procesin zgjedhor edhe në veri

Bashkimi Evropian do të vëzhgojë procesin zgjedhor edhe në veri

Policia gjobit me 150 euro 49 vjeçaren që voziti në shiritin e kundërt në Ferizaj

Policia gjobit me 150 euro 49 vjeçaren që voziti në shiritin e kundërt në Ferizaj

Inspektorati i Tregut thotë se IPKO mashtroi klientët, e paditë “për kushte të padrejta” dhe “shkelje ndaj konsumatorëve” (Dokument)

Inspektorati i Tregut thotë se IPKO mashtroi klientët, e paditë “për kushte të padrejta” dhe “shkelje ndaj konsumatorëve” (Dokument)

SHBA-ja përsërit: Marrim pjesë në diskutimet Kosovë-Serbi, si palë e interesuar dhe partnere

SHBA-ja përsërit: Marrim pjesë në diskutimet Kosovë-Serbi, si palë e interesuar dhe partnere

1 mijë e 500 euro për familjet që kanë humbur familjarin nga COVID-19, kështu mund të aplikoni

1 mijë e 500 euro për familjet që kanë humbur familjarin nga COVID-19, kështu mund të aplikoni