Komuna që ka regjistruar numrin më të madh të viktimave nga koronavirusi në Kosovë është Prizreni. Atje kanë humbur jetën 17 persona si pasojë e infektimit me virusin COVID-19.
Pas saj, renditet Prishtina me 12 viktima dhe Vushtrria e Peja me nga 8 viktima, shkruan Gazeta Sinjali.
Betejën me koronavirus e humbën edhe të infektuarit nga komunat që shënuan më pak raste pozitive.
Në Gjakovë kanë vdekur 3 persona deri më tani, për shkak të koronavirusit.
Në Gjilan e Mitrovicë Jugore janë regjistruar nga 4 viktima, ndërsa në Rahovec 7 viktima.
Mamusha ka regjistruar 4 viktima nga koronavirusi, ndërsa Leposaviqi 5.
Ferizaj, Fushë Kosova, Malisheva, Podujeva, Suhareka, Mitrovica Veriore, Istogu, Zubin Potoku e Kaçaniku kanë regjistruar nga 2 viktima si pasojë e infektimit me COVID-19.
Në anën tjetër, Vitia, Shtimja, Zveçani e Dragashi kanë shënuar vetëm nga një viktimë.
Aktualisht, numri i të vdekurve në Kosovë ka arritur në 97.
IKSHPK vazhdimisht po bën thirrje për respektim të rekomandimeve shëndetësore, me theks të veçantë bartjen e maskave, mbajtjen e distancës dhe higjienës personale./gs/


















