Kryesitë e dy kolegjiumeve të AKK në takim të përbashkët shqyrtuan projektligjet për Zyrtarët Publik dhe Projektligjin e Pagave, e që këto projekt ligje janë në disktuim publik, ku edhe i dhanë vërejtjet, propozimet dhe rekomandimet e tyre.Këto vërejtje, propozime dhe rekomandimet do përcillen përmes shkresës zyrtare në grupet punuese qeveritare.
Projektligji për Zyrtarët Publik, parasheh që menaxhmenti i mesëm dhe i ulët të mandatohet me afat vetëm prej 4 vitesh. Kjo u kundërshtua nga të gjithë anëtarët dhe me ç’rast është kërkuar që nenet që e parashohin këtë rregullim të mos përfshihen në ligjin e ardhshëm. Propozohet që të mbetet në fuqi rregullimi aktual, pra që të mos ketë ndryshime në këtë aspekt.
Projekt-ligji i propozuar eleminon procesin e avancimit në detyrë, transferin në pozita të ngjashme brenda institucioneve dhe kërkesa e AKK-së është që pozitat e menaxhmentit të mesëm dhe të ulët të rregullohen me akt-emërime të përhershme, ashtu siç është e rregulluar me ligjin aktual.
Shërbimi Civil në Kosovë është i ndërtuar mbi karrierë. Investimet që janë bërë dhe bëhen në administratë edhe në personel kanë ndikuar dhe ndikojnë në ngritjen e kapaciteteve të tyre e që kjo shëndrrohet me automatizëm në ofrim të shërbimeve më të mira për qytetarët.
Ndrrimi i zyrtarëve çdo 4 vite do të krijojë shumë probleme në institucione, nuk do të ketë stabilitet, zyrtarët nuk do të paraqesin interesim të madh për ngritje të kapaciteteve të tyre, pasi nuk do dihet edhe e ardhmja e tyre.Në Kosovë është punuar mjaft shumë për të arritur në këtë nivel, jemi shembull për rajonin për stabilitein në administratë, u theksua në këtë takim, andaj nuk do të i bënte mirë vetë Kosovës, ndryshimi shpeshtë i stafit menaxhues sepse do të humbej kontuniteti i punëve në vazhdimësi.
Po ashtu kishte edhe propozime tjera rreth procedurave, afateve ku u kërkuan disa qartësime sa i përket procesit të rektrutimit në nivel lokal.
Sa i përket Projektligjit të Pagave, prpozimi i AKK-së vazhdon të jetë i një njëjtë pozitë e njëjtë- page e njëjtë, po ashtu është e nevojshme të bëhen disa ndërhyrje te disa pozita të caktuara, që presim në takimin e radhës së grupit punues të diskutohen.
Kolegjiumi i Zyrtarëve Ligjor, mbajti takim tjetër përveç shqyrtimit të projektligjeve në fjalë, u diskutuan disa çështje juridike edhe rreth siutuatës aktuale.