Komuna që dikur kishte më së shumti raste me COVID-19, sot nuk ka asnjë rast aktiv

E publikuar: 27/06/2020 08:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Komuna e Malishevës ka njoftuar se ka nuk raste të reja me COVID-19 dhe se nuk ka asnjë rast aktiv me këtë sëmundje. Të gjithë personat e dyshuar nga kjo komunë, në testime kanë rezultuar negative, raporton Express.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, komuna ka bërë me dije se situata pandemike po vazhdon të monitorohet dhe menaxhohet nga shtabi komunal emergjent, në bashkëpunim të ngushtë me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovë (IKSHPK).

“Virusi vazhdon të jetë aktiv në territorin e vendit tonë, prandaj ne si shtab komunal, vazhdojmë t’ju bëjmë thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar dhe për zbatim të rekomandimeve të IKSHPK, për përdorimin e maskave, për mbajtje të higjienës dhe për shmangie të grumbullimeve të panevojshme të njerëzve, me qëllim të mospërhapjes së virusit korona”, ka deklaruar nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha.

Ndryshe, nga konfirmimi i rasteve të para e deri sot, në Malishevë janë konfirmuar 77 raste me COVID-19. Nga ky numër, 76 pacientë janë shëruar, derisa një e ka humbur betejën me koronavirus.