Komuna po bën largimin e qenve endacak nga kryeqyteti, veç dje u hoqën 27 prej tyre

E publikuar: 20/03/2025 12:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Komuna e Prishtinës ka filluar largimin e qenve endacak nga kryeqyteti, ku vetëm ditën e djeshme u hoqën 27 prej tyre në Zonën 1, shkruan InfoSot.

Në një njoftim të bërë Komuna thotë se ata janë transportuar në Strehimorin e Kryeqytetit për trajtim dhe strehim.

Njoftimi i plotë:

 Kapja e qenve endacak në “Zonën 1”

Janë kapur gjithsej 27 qen endacakë, të cilët u transportuan në Strehimoren e Kryeqytetit për trajtim dhe strehim.

 Statistikat Kryesore:

 Numri total i qenve të kapur: 27
 Ndarja sipas zonave:
• Parku i qytetit: 1
• Xhamia e Llapit: 4
• Emshir: 4
• Ulpiana: 3
• Zonat afër sheshit: 4
• Sheshi: 1
• Katedralja: 1
• Biblioteka: 1
• Lagjia e Spitalit: 2
• Shkolla Fillore “Hilmi Rakovica”: 6

 Vazhdon përkushtimi për një qytet më të sigurt dhe një menaxhim të përgjegjshëm të qenve endacakë!