Komuna e Prishtinës: Shpifje e ulët kundër Dardan Sejdiut

E publikuar: 11/01/2016 12:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Komuna e Prishtinës ka reaguar ndaj disa shkrimeve të publikuara në media lidhur me pjesëmarrjen e nënkryetarit të komunës së Prishtinës, Dardan Sejdiu në protestë.
Në njoftim thuhet se nënkryetari Dardan Sejdiu, ka qenë në protestë, por pa maskë, ashtu si ka qenë edhe Kryetari i Komunës, së Prishtinës, ashtu si të gjithë qytetarët e Kosovës që atë e ditë e mbushën sheshin para Qeverisë, për t’i thonë jo një të keqe të madhe.

“Dje, në disa portale, është publikuar një foto e një personi me maskë, që nuk dihet as ku është e as kush është, por që nga këto portale është përcjellë me një shpifje, në të cilën thuhet se është Dardan Sejdiu, Nënkryetar i Komunës së Prishtinës, kinse duke e udhëhequr një grup me maska në protestën e të shtunës… Publikimi i kësaj fotoje të rrejshme dhe aludimi që Dardan Sejdiu fshihet prapa maskës, është përpjeke për ta denigruar punën dhe personalitetin e Dardan Sejdiut, punën e Komunës së Prishtinës dhe qeverisjen e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në përgjithësi”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Në njoftim thuhet po ashtu “Ne e luftojmë të keqen me fytyrë e me emër e mbiemër, ashtu siç i kemi dërguar 70 dosje në Prokurori, pa u fshehur nga askush”