Komuna e Prishtinës po e ndërton një stadium të ri në Hajvali, Përparim Rama: Hap i madh për sportin, të rinjtë dhe qytetin

E publikuar: 20/09/2025 12:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një tjetër stadium në kryeqytet po ndërtohet nga komuna e Prishtinës. Fjala është për stadiumin në Hajvali.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka vizituar stadiumin dhe skuadrën e Prishtinës së Re.

Rama ka theksuar se ky është hap i madh për sportin dhe të rinjtë.

“Mirëmëngjesi nga stadiumi i ri në Hajvali. Kenaqësi me i taku lojttarët e KF “Prishtina e Re”. Krenarë që e pamë nga afër stadiumin e ri që po ndërtohet nga Komuna dhe që së shpejti do të përfundojë në tërësi”, tha Rama.

“Ky është një hap i madh për sportin, për të rinjtë dhe për gjithë qytetin tonë. Forca Prishtina e Re!”, ka shkruar ai në rrjetin social Facebook.