Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se Kuvendi Komunal ka aprovuar themelimin e fondit për grante për bizneset e vogla dhe të mesme në vlerë prej 5 milionë eurove.
Ahmeti gjithashtu tregoi se për t’i përfituar këto grante duhet të aplikohet online dhe duhet të dëshmojnë humbjet që iu ka shkaktuar pandemia e krijuar nga koronavirusi.
Tutej, i pari i Prishtinës njoftoi se procedurat do të jenë të thjeshta dhe transparente për aplikim, derisa për detajet tjera do të lëshohet njoftim përsëri.
Më poshtë gjeni njoftimin e plotë të Ahmetit:
Sot në Kuvendin Komunal të Prishtinës u aprovua propozimi jonë për themelimin e fondit për grante për bizneset e vogla dhe të mesme në vlerë prej 5 milion Eurove. Aplikimi do të bëhet online dhe bizneset duhet të dëshmojnë humbjet nga covid19. Procedura do të jetë sa më e thjeshtë dhe transparente. Për të gjithe detajet do të njoftoheni me kohë.