Komuna e Prishtinës ka ndarë 25 mijë euro ndihmë për ngrohje për 100 familje.
Kjo është bërë e ditur nga drejtoresha për Mirëqenie Sociale në Komunën e Prishtinës, Adelinë Sahiti.
“DMS ndan 25 mijë euro për ngrohje për 100 familje, që dimrin ta përballojnë më lehtë. Në këtë kohë të infalcionit Komuna e Prishtinës dhe njëherë po dëshmon që është me qytetarët e saj, e veçanërisht atyre në nevojë! Sot nënshkrova vendimin për ndarjen e 25 mijë eurove(25000) për 100 familje, raste sociale dhe të komuniteteve”, ka shkruar ajo në Facebook.