Komuna e Prishtinës ka njoftuar qytetarët e vet se sistemi Informativ i Tatimit në Pronë është jashtë funksionit.
“Njoftojmë qytetarët e Komunës së Prishtinës se Sistemi Informativ i Tatimit në Pronë – PROTAX, i cili menaxhohet nga Ministria e Financave, aktualisht është jashtë funksionit”, thuhet në njoftim.
“I lusim qytetarët për mirëkuptim, derisa Departamenti i Tatimit në Pronë i Ministrisë së Financave ta zgjidhë këtë problem”, thuhet me tej aty.


















