Komuna e Prishtinës ka dhënë detaje rreth implementimit të platformës digjitale që do të bëhet në kryeqytet.
Përmes një postimi në Facebook, Komuna e Prishtinës njofton se platforma “E-shkollori” do të nis nga data 4 maj.
Njoftimi i plotë:
Të nderuar qytetarë të Prishtinës,
Sqarim për lajmin e digjitalizimit të shkollave në Kryeqytet, që do të fillojë të implementohet javën e ardhshme me 4 Maj.
Platforma elektronike “E-shkollori” është e dizajnuar dhe e zhvilluar ekskluzivisht për menaxhimin dhe administrimin e institucioneve edukative e arsimore në Komunën e Prishtinës.
Platforma ka për qëllim përkrahjen e përmirësimit dhe ngritjen e vazhdueshme të standardit të arsimit duke krijuar mundësi për gjithëpërfshirje dhe llogaridhënie të të gjitha komuniteteve që përbëjnë sistemin edukativo-arsimor në Prishtinë.
Jemi duke vazhduar me mësimin në distancë dhe po angazhohemi që këtë mundësi të u ofrojmë të gjithë fëmijëve pa dallim, duke iu siguruar pajisjet elektronike të nevojshme, atyre që nuk i kanë.
Vazhdojmë të qëndrojmë në shtëpi dhe të i zbatojmë të gjitha udhëzimet lidhur me masat mbrojtëse nga Instituti Kombëtar për Shëndet Publik.
#eshkollori 📚
#prishtina 💙
#rriNshpi 🏠
















