Komuna e Drenasit u ka bërë thirrje qytetarëve të cilët janë prekur nga vërshimet që t’i paraqesin kërkesat e tyre pranë Komisionit Komunal për Vlerësimin e Dëmeve.
Në thirrje nënvizohet është e domosdoshme paraqitja me kohë e kërkesave.
“Komuna e Drenasit njofton të gjithë qytetarët që janë prekur nga vërshimet që të paraqiten sa më parë me kërkesat e tyre pranë Komisionit Komunal për Vlerësimin e Dëmeve. Paraqitja me kohë e kërkesave është e domosdoshme, në mënyrë që komisioni të mund të fillojë procesin e verifikimit dhe vlerësimit të dëmeve sa më shpejt që të jetë e mundur. Kërkesat duhet të jenë të plota, të shoqëruara me të dhënat e nevojshme dhe të dorëzohen në sportelet e Komunës së Drenasit. Komuna e Drenasit mbetet e përkushtuar për të qenë pranë qytetarëve në këtë situatë dhe për të trajtuar me përgjegjësi çdo kërkesë të paraqitur”, thuhet në njoftimin e Komunës së Drenasit.


















