Komuna e Deçanit nderonë ish-ambasadorin Walker me çmimit “Shkëlzen Haradinaj”

E publikuar: 14/01/2016 13:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Komuna e Deçanit ka vendosur që ish-ambasadorin William Walker ta nderojë me çmimin që mban emrin e heroit të kombit, Shkëlzen Haradinaj.

Në një njoftim për media nga kjo komunë bëhet e ditur se çmimi do të ndahet të shtunën, më 16 janar, në një ceremoni solemne organizuar nga kryetari i komunës Rasim Selmanaj.

Përveç çmimit “Shkëlzen Haradinaj”, Walker do të nderohet edhe me “Mirënjohje Qyteti”

William Walker ka qenë shef i OSBE-së në Kosovë gjatë vitit 1998-1999 ndërsa ishte Woker që më 15 janar të vitit 1999 masakrën e Reçakut e cilësoi si krim kundër njerëzimit.