Hackerët janë duke përdorur fuqinë e kompjuterave të viktimave të tyre për të gjeneruar në mënyrë të fshehtë monedha virtuale me shpresën për të bërë para ndërsa çmimi i Bitcoin ka kaluar vlerën e 6,000 dollarëve.
Forma të reja maluerësh po shënojnë boom duke u shfaqur në desktopët e kompjuterave të hakuar ndërsa hakerat por implementojnë brenda tyre një kod i cili gjeneron monedha virtuale.
Monedhat virtuale si Bitcoin kanë nevojë për një rrjet të gjërë kompjuterash për të përpunuar transaksionet. Për të joshur pjesëmarrësit, ata paguajnë kompjuterat që bashkohen rrjetit në prodhimin e monedhave virtuale.
Një kompjuter personal normal mund të fitojë një bitcoin në 4 vite e gjysmë sipas të dhënave të BitMiner.
Maluerët që përdoren për të shfrytëzuar kompjuterat e infektuar në prodhimin e monedhave virtuale po rriten. Sipas firmës së sigurisë Recorded Future, në rrjetin e zi këto maluerë shiten për 50 deri në 850 dollar.
Ata kanë zbuluar të paktën 62 lloje maluerësh që përdoren për këtë qëllim. Vlera e bitcoin, monedhës virtuale më popullore në planet, është rritur me 10 herë nga 600 dollar në Tetor të 2016-ës në 6,000 dollar në këtë muaj.
Kjo e ka bërë procesin e prodhimit të monedhave virtual edhe më të leverdisshëm. Të Mërkuren vlera e Bitcoin ishte 5,900 dollar.
Prej kohësh hakera kanë kërkuar mënyra për të konvertuar kompjuterat e hakuar në para. Ata kanë vjedhur kredenciale bankare e madje i kanë infektuar edhe me ransomware.
Rritja e vlerës së monedhave virtuale krijoi shanse të reja për hakerat. Bitcoin nuk është monedha e vetme virtuale që ka tërhequr vëmendjen e tyre. Në javët e fundit një softuer i cili prodhon monedha virtuale Monero u zbulua në uebsajtet e PolitiFact por edhe disa të CBS.
Në të dy rastet, ishte një skript i cili shfrytëzonte resurset kompjuterike të vizitorëve për të prodhuar monedha virtuale.
Hakerat kishin arritur të instalonin skriptin në faqen e Politifact nga një keqkonfigurim i serverëve të tyre. Ndërsa përdoruesit vizitonin këto faqe, hakerat bënin para. /PCWorld Albanian