Acer prezantoi një kompjuter desktop gjatë eventit IFA 2015 të zhvilluar në Berlin. Kompjuteri U5-710 I Acer-it fuqizohet nga gjenerata e gjashtë e çipeve Intel Core i5 dhe i7, së bashku me 16GB RAM të llojit DDR4. Modeli bazë përdor grafikët Intel Iris 530, të cilët mund të përditësohen edhe me kartat 940M të Nividia-së. Kompjuteri ka gjithashtu 256GB SSD.
Monitori i tij është 23.5 inç me rezolucion 1080 pikselë, i cili është shumë i hollë, ka disa specifika shumë të mira dhe një sërë portash. Kompjuteri ka kasa prej metali dhe është i pajisur me një portë hyrëse dhe dalëse HDMI, një portë Ethernet, dy porta USB 3.0 dhe një USB 2.0. Të gjitha këto porta janë të vendosura pas monitorit.
Kompjuteri përdor kamerën RealSense 3D të Intel-it, e cila është përdorur tek shumë pajisje që u prezantuan gjatë eventit IFA 2015. Kjo kamerë përdor një kamerë të zakonshme, një kamerë me infra të kuqe dhe një projektor për monitorimin e lëvizjeve. Kamera përshtatet dhe me veçorinë “Windows Hello” të Windows 10, e cila përdor skanerin e syrit për të zhbllokuar pajisjen.
Acer U5-710 do të hidhet në tregun evropian nga fundi i këtij viti. Çmimet e tij do të fillojnë nga 999 euro.






















