Një kompani në Wisconsin të SHBA-ve që prodhon gota me plumba të vërtetë brenda tyre, ka vendosur t’i qeras punonjësit e saj me nga një armë zjarri.
Këtë veprim e kanë marrë me rastin e festave të fundvitit e në veçanti për Krishtlindje, ku punonjësit do të fitojnë nga një armë zjarri si dhuratë, transmeton Telegrafi.
Brenda kësaj kompanie punojnë 16 punëtorë me orar të plotë, por shumica prej tyre kurrë në jetë nuk kanë shkrepur plumba nga një armë e vërtetë e zjarrit, edhe pse kjo kompani fut plumba në dizajnet e gotave që i prodhojnë.
Pronari i kompanisë BenShot, Ben Wolfgram, madje u ka ofruar punëtorëve mundësinë që të zgjedhin llojin e armës që dëshirojnë ta kenë në shtëpi.
“Jemi një ekip i vogël në BenShot. Dua të sigurohem që të gjithë punonjësit janë të sigurtë dhe të lumtur – kështu menduam se arma do të jetë një dhuratë e bukur”, ka shtuar Wolfgram. /Telegrafi/