Kosova ka nevojë për tërheqjen e investimeve të huaja, duke marrë parasysh se është një nga vendet më të varfra në Evropë dhe me një shkallë të papunësisë të lartë.
Një kompani gjermane ka vendosur që të investojë kapitalin e saj në Kosovë. Kështu që të premten në Ferizaj do të bëhet inaugurimi i fabrikës për prodhimin e mbulesave të karrigeve për stadiumet evropiane.
Ky investim bëhet nga kompania “Eurofol-Kunstoffe Group GmbH” nga Siegen i Gjermanisë, e cila merret me prodhimin e stofit dhe riciklimin e plastikës.
Me këtë rast, ministri i Diasporës, Valon Murati, do të marrë pjesë në inaugurimin e kësaj fabrike, si dhe kryetari i Rrjetit të bizneseve të diasporës për SHBA, Elmi Berisha, dhe koordinatori i rrjeteve të Gjermanisë, Mustafë Abazi./Kosovalive/