Biserko: Perëndimi nuk po e sheh nacionalizmin e Serbisë dhe po e harron agresionin e saj në ish –Jugosllavi

E publikuar: 15/08/2015 00:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetarja e Këshillit të Helsinkit serb për të drejta të njeriut, Sonja Biserko për gazetën “Danas”, iniciativën e kryeministri serb Aleksandar Vuçiq për një ditë përkujtimi për të gjitha viktimat e luftërave në ish-Jugosllavi e ka quajtur të pamenduar dhe mendjelehtësi.

Kjo iniciativë është bërë në atmosferën e mohimit total të së kaluarës luftarake, transmeton Koha.net.

“Është e domosdoshme të fillohet nga agresioni i Serbisë dhe i APJ-së në Jugosllavi, përkatësisht në Slloveni, Kroaci, Bosnjë e Kosovë. Duket se Perëndimi po kalon lehtas nëpër këtë, të paktën në komunikim me Beogradin e vetë Beogradi në muaj e fundit, me sjelljen e vet ka konfirmuar se nacionalizmi serb është ende këmbëngulës”, ka thënë Biserko.

Pajtimi, sipas Biserkos është proces i gjatë dhe kërkon norma etike e morale e nëmët nuk mbështet propozimi i Vuçiqit ka thënë ajo e cila nuk është e habitur me kundërshtimet kësaj ideja që kanë ardhur nga Kosova, Kroacia e Bosnja.

Duke folur rreth insistimit të Perëndimit për pajtim, Biserko ka thënë se ai insistim nuk po bëhet në mënyrë adekuate, transmeton koha.net.

Biserko ka thënë se Perëndimi po flet me një pjesë të garniturës serbe të luftërave të viteve të 90-ta, por ka shtuar se nuk ka zgjidhej tjetër.