Kompania e njohur Evergreen Valleys, ofron 50 mijë euro për Gjestin, nëse ai fiton Big Brother

E publikuar: 02/03/2025 11:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Avokati i njohur dhe biznesmeni i suksesshëm, Ardi Shita, ka sjellë një lajm të bukur për Gjestin. Ai ka njoftuar se kompania e tij, Evergreen Valleys, është angazhuar që, në rast se Gjesti arrin të fitojë Big Brother VIP Albania, do t’i ofrohet një shpërblim prej 50 mijë eurosh, të cilat kompensojnë humbjen që ai pësoi pas dënimit për kalimin e murit.

Në një tjetër surprizë për këngëtarin, Gjesti do të ketë mundësinë të ndihmojë një familje në nevojë, duke i dhuruar po ashtu 50 mijë euro përmes kompanisë Evergreen Valleys.

Postimi i plotë:

Ne vazhden e brengave te Big Brother VIP Albania 4️⃣ ✅ dhe Top Channel, kompania jone, Eagle Capital ne lidhje me projektin Evergreen Valleys, e jep kete zotim:
– 50,000 EUR te zbritura nga Top Channel do te paguhen nga Eagle Capital per BESART KELEMENDI – Gjesti;
– 50,000 EUR tjera do te ndahen per nje bemiresi te zgjedhur nga Gjesti, per cilendo shoqate qe ai vendos.
Gezuar!