Kompania “Drena” sponsor i xhudistëve kampion, Nora dhe Akil Gakova

E publikuar: 11/12/2018 08:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Klubi i xhudos “Ippon” prej sot do ketë edhe një përkrahës drejt Tokyo 2020!

Akil Gjakova dhe Nora Gjakova do të jenë sportistët që do sponsorizohen nga kompania e fuqishme e prodhimeve vendore “Drena”!

Kështu ka bërë të ditur përmes llogarisë personale të Facebookut trajneri i këtij sporti luftarak, Driton Kuka.

Ai më tutje ka thënë se “ky bashkëpunim vjen fal punës së madhe të Driton Sahitit, i cili tash e tutje do jetë përkrah nesh në pjesën e marketingut”.

Theksojmë se dyshja tashmë kanë bërë emër edhe në rrafshin ndërkombëtar duke fituar medalje të arta.

Ndryshe, xhudistët tanë e kanë përfunduar vitin kalendarik me një numër të madh të medaljeve të fituara në garat ndërkombëtare. /Telegrafi/